Bosi turk i shumëkërkuar i kriptomonedhave, Faruk Ozer është ekstraduar ditën e sotme drejt Turqisë disa ditë pasi Gjykata e Lartë mori vendimin për ekstradimin e tij.
Vendimi për ekstradimin e tij u vendos që nga Gjykata e Elbasanit por u apelua nga Ozer me pretendimet se në Turqi i rrezikohet jeta.
Ai nëpërmjet platformës online të quajtur “Thodex” me funksion shkëmbimin e kripto-monedhës kriptomonedhave mashtroi 391 000 qytetarë duke përfituar 2 miliard dollarë.
Pasi mori përfitimet nga kjo platformë ai e mbylli dhe u largua nga Turqia, ku u shpall në kërkim ndërkombëtar.
Ozer u kap më datë 30 gusht 2022, në Himarë per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.