Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet për karburantet në vend, nafta do të shitet me 181 lekë/litri.
Gjithashtu njoftohet se çmimi i benzinës do të shitet po me 181 lekë/litri. Ndërkohë çmimi i gazit do të shitet me 75 lekë.
Çmimet e vendosura:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 87 lekë/litër.