Një ditë pas ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ende nuk ka asnjë të arrestuar nga Policia. Të shoqëruarit janë disa por asgjë konkrete. Rendi dhe siguria u cenuan nga vrasja në mes të ditës.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka shkuar vetë në Lezhë për të ndjekur nga afër hetimet bashkë me një grup nga Tirana. Për atentatin policia po heton në disa pista.
Në vitin 1996 biznesmenit i vranë vëllain, Pëllumb Nikulaj. Por nuk përjashtohet as pista politike për shkak të kandidimit të tij në zgjedhjet e 14 Majit për anëtar të këshillit bashkiak, apo problemet e biznesit, pa harruar të shkuarën e tij.
Sot biznesmeni që u qëllua dje në lokalin e tij për vdekje do të përcillet për në banesën e fundit.
Kandidati në Lezhë u vra për politikë? Manja i përgjigjet Berishës: Të neveris