Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari është paraqitur sot në SPAK. Paraprakisht të dhënat e para janë se është marrë në pyetje në lidhje me lobimin në SHBA të kësaj force politike në cilësinë që ka qenë më parë të sekretarit të përgjithshëm.
SPAK ka vënë nën hetim ish-Presidentin Meta pas kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri, i cili pretendon se për llogari të LSI janë shpenzuar dollarë të padeklaruar për qëllime lobimi, në kohën kur drejtonte LSI-në.