-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të shtënat me armë drejt biznesit në Laç, reagon policia: Është identifikuar autori!

Kryesoret

Të shtëna me armë zjarri u raportuan ndaj një biznesi në Laç, në pronësi të 36-vjeçarit F.T. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Shtetit, sipas të cilës, autori i kësaj ngjarje është identifikuar.

Kujtojmë se nga ana e policisë më herët nuk ishte bërë publike asnjë detaj lidhur me këtë ngjarje. Nga pamjet e siguruara shihet edhe dëmi dhe shenjat e plumbave në hyrjen e biznesit, si dhe xhamat e thyer.

Pamjet/ Qëllohet me breshëri biznesi në Laç

NJOFTIMI I POLICISË:

Në fshatin Gjorme, Mamurras, në fasadën e dyqanit në pronësi të shtetasit F. T. 36 vjeç, është qëlluar me armë zjarri ku si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Falë veprimeve të shpejta hetimore profesionale të kryera nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij. Vazhdojnë veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit