“5Pyetjet.al” publikoi sot një tjetër foto të autorit që ka ekzekutuar biznesmenin Ardian Nikulaj. Ndryshe nga fotoja e publikuar ditën e vrasjes kur ishte me shpinë, këtë herë pamja është pak më e qartë, por e pamundur që të dallohet fytyra për shkak të kokores. Megjithatë nga fotoja duket se në dorën e djathtë nuk mban dorëzë.
Pikërisht ky mund të jetë gabimi që mund të çojë policinë në gjurmët e tij. Grupi hetimor ka marrë shenjat e dorëzës së derës në momentin që autori e hap dhe futet brenda dhe kur del jashtë me shpejtësi pasi e ka vrarë biznesmenin.
Burime nga grupi hetimor theksojnë se nga analiza ka rezultuar se motorin me autorin e kamerat e kanë kapur edhe dy herë të tjera duke ardhur nga Shkodra në drejtim të Lezhës. Gjithashtu është fiksuar edhe pranë restorantit “Coral” të Nikulajt. Por dy herë e para ka dalë blof duke mos arritur që të gjuajë mbi biznesmenin. E treta ka rezultuar e vërteta.
Kandidati për këshilltar bashkiak i PSD-së për zgjedhjet e 14 majit, Ardian Nikulaj, u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në lokalin e tij në pedonale të Shëngjinit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Përtej politikës dhe biznesit, jeta mes 2 grave dhe 4 fëmijëve e Ardian Nikulajt