-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Euro vazhdon të bjerë, prek rekorde të reja

Kryesoret

Kursi i këmbimit të euros me lekun po thyen rekorde në rënie, ditë pas dite.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të enjten me 112.04 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Kursi i këmbimit të euros ka rënë me 1.9% që nga fillimi i vitit dhe me 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas agjentëve të tregut të këmbimit valutor, tregu vazhdon të shfaqë prurje të mëdha dhe kërkesë të pakët për monedhën europiane.

Kjo tendencë është përvijuar qysh gjatë vitit të kaluar, ndërsa në javët e fundit po theksohet edhe më shumë.

Ndërkohë që kemi hyrë në tremujorin e dytë të vitit, turizmi hyrës vlerësohet të jetë në rritje, duke sjellë rritje të hyrjeve të valutës.

Një efekt të vogël afatshkurtër mund të kenë pasur edhe festat fetare të muajit prill, që shoqërohen me kthimin e emigrantëve në Shqipëri, por edhe me flukse të shtuara të turistëve të huaj.

Në në horizont më afatgjatë, ecuria e kursit të këmbimit duket se po ndikohet nga lëvizje të ndjeshme të balancave makroekonomike në favor të forcimit të lekut.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti i llogarisë korrente për vitin e kaluar zbriti në 1.08 miliardë euro, në rënie me 7.5% krahasuar me vitin 2021.

Rënia e deficitit të llogarisë korrente ka ardhur kryesisht falë shtimit të të ardhurave nga turizmi, nga eksporti i shërbimeve dhe nga rritja e dërgesave të emigrantëve.

Në terma realë, Banka e Shqipërisë nëvizon se se deficiti i llogarisë korente të Shqipërisë është reduktuar nga niveli 10.8% i PBB-së në vitin 2014 në nivelin 5.9% të PBB-së për vitin 2022./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit