Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” që në fletën e votimit të mos kishte asnjë logo partie politike.
Thënë më qartë, Sali Berisha synonte që në fletën e votimit të mos ishte logoja e PD-së për të shmangur votat që mund të shkojnë te Enkelejd Alibeaj. Kërkesa është rrëzuar dhe logot e partive në zgjedhje do të jenë në fletën e votimit.
Pas pak do të nisë seanca e dytë në Kolegjin Zgjedhor, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkojnë që udhëheqës i koalicionit në fletën e votimit të jetë emri i Sali Berishës, por KAS e rrëzoi duke thënë se duhet të jetë i Ilir Metës. Tashmë vendimin final do ta marrë Kolegji Zgjedhor.