“5Pyetjet.al” publikon foton ballore të autorit të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë. Në këtë foto është fiksuar nga kamerat e sigurisë momenti kur largohet nga vendi i ngjarjes me një motor papaq.
I maskuar, jo vetëm me skafandër, por edhe maskë tjetër mbi kokore dhe doreza, killeri largohet i qetë nga vendi i ngjarjes pa shumë bujë.
Kamerat e kanë fiksuar deri në dalje të Lezhës në drejtim të Shkodrës ku është futur në një rrugë dytësore të një fshati dhe aty ka humbur gjurmët. Dy ditë nga vrasja nuk ka ende asnjë të arrestuar.