Ish-kryeministri Sali Berisha zgjodhi Kavajën për të përcjellë mesazhet për Fiter Bajramin. Edhe pse u përpoq t’i shmangej komenteve politike, ai u pyet nga gazetarët për zgjedhjet lokale në këtë qytet, duke vlerësuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ndërsa për rivalët, Berisha u shpreh se ata janë “mëkatarët më të mëdhenj që kanë garuar ndonjëherë”.
“Kandidaturën e shikoj të shkëlqyer. Meqenëse sot është ditë e shenjtë dhe natyrisht gjërat që të vijnë në mendje, është mirësia dhe mëkati, sevapi dhe mëkati, e vërteta është që rivalët e tjerë, rivalët e Fisnikut, në Kavajë dhe mbarë Shqipërinë, mëkatarët më të mëdhenj që kanë garuar ndonjëherë”, tha Berisha.
Besimtarët myslimanë kremtuan këtë të premte faljen e Fiter Bajramit që kurorëzon muajin e shenjtë të agjërimit.