-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD për zjarrin në Tiranë: Deklaratat e Ramës fshehin përgjegjësinë e tij

Kryesoret

Anëtari i Kryesisë së PD në Tiranë, Grigels Muçollari në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike ka reagur lidhur me ngjarjen e djeshme të ndodhur në Tiranë, pasi një zjarr masiv shkrumboi totalisht kompleksin “Arlis” pranë QSUT në kryeqytet.

Ndërkohë nga zjarri i rënë kanë mbetur të lënduar në totalë 11 persona, të cilët marrin ndihëm mjekësore në QSUT dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga tjetër deri më tani sipas burimeve policore bëhet me dije se janë arrestuar 4 persona dhe hetim penal ka nisur edhe për pronarin e pallatit.

Fjala e Muçollarit

Përgjegjësia nuk është vetëm teknike. Ajo është politike dhe institucionale. Lejet e ndërtimit, kontrolli i zbatimit dhe garantimi i standardeve janë detyrë e institucioneve publike. Kur këto dështojnë, përgjegjësia shkon në nivelet më të larta të vendimmarrjes. Deklarata e kryeministrit nuk është gjë tjetër përveç se një tentativë për te fshehur përgjegjësin e vërtete i cili ne fakt është vete ai. Partia Demokratike kërkon: Hetim të plotë dhe të pavarur për këtë ngjarje dhe rastet e mëparshme të ngjashme; Verifikim të menjëhershëm të materialeve të përdorura në fasadat e pallateve ekzistuese; Ndërhyrje urgjente për zëvendësimin e fasadave të rrezikshme; Auditim të lejeve të ndërtimit dhe të respektimit të kushteve teknike; Rritje të kapaciteteve të shërbimeve zjarrfikëse dhe emergjencave civile; Ndryshim rrënjësor të modelit të zhvillimit urban. Ky është një moment që kërkon reflektim dhe veprim. Modeli i fasadës ka dështuar. Ndryshimi i kësaj qasjeje është domosdoshmëri. Tirana duhet të rikthehet në një kryeqytet funksional, të sigurt dhe të jetueshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit