Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj “inatin” që ka sot e shfryu me popullin duke ngritur pyetjen se përse kanë ngelur te “dinozaurët” e vjetër, Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta. “Popull që nuk paska fare kreativitet për të nxjerrë figura të reja politike apo për të krijuar një proces të qarkullimit të elitave jemi ne? Jo. I është zënë fryma nga këta tre njerëz” tha ai.
Më tej, ai sqaroi sipas tij edhe tre arsyet e lëvizjes së Sali Berishës. “Sali Berisha ka tri motive për këtë sulm të pashembullt ndaj partisë sonë. Së pari, ai kërkon ta kthejë Partinë Demokratike në një bunker anti-amerikan, për t΄u mbrojtur nga veprimi i drejtësisë për akuzat që i janë bërë nga aleatët tanë të mëdhenj. Së dyti, kërkon të marrë monopolin e opozitës dhe, duke bërë këtë, të vazhdojë t΄i japë oksigjen qeverisë së Edi Ramës.
Së treti, e sulmon partinë tonë për të krijuar një lëvizje anti-amerikane në Shqipëri. Ai e quan lëvizjen e tij sovranizëm, përdor sloganin “Shqipërisë i dalim zot”; por të gjithë e dimë se shtetet europiane e kanë deleguar sovranitetin te NATO dhe Bashkimi Europian. Në rast lufte nuk na del zot Sali Berisha dhe ata që i shkojnë pas, por NATO, sipas nenit 5 të traktatit të saj” tha ai.
Hija e Bashës! Alibeaj: Pas 15 Majit do të zgjedhim kryetarin e ri të PD-së









