Sinoptikanët kanë sjellë parashikimin e motit për ditët e fundit të prillit dhe nisjen e majit. Sipas tyre, muaji prill pritet që të vijojë në këto ‘ujëra’, ndërsa shtojnë se, kryesisht paraditet do të jenë me diell, ndërsa pasditet me vranësira dhe reshje të pakta shiu.
Moti, sipas sinoptikanëve, do të vijojë thuajse njësoj deri në javën e parë të majit, ndërsa në gjysmën e këtij muaji më në fund do të mund të frekuentojmë edhe detin.
“Ka pasur një ndryshim të madh temperaturat, deri në fund të muajit prilli në këto ujëra do të paraqitet. Paraditet do të jenë me diell, pjesa e dytë e ditës do më vranësia dhe reshje. E diela do jetë me diell, ndërsa e hëna do risjellë reshjet në gjithë vendin. Reshjet do jenë në sasi të pakta dhe kryesisht në pjesën e dytë të ditës, ndërsa bregdeti do jetë thuajse gjatë ditës me diell.”, thonë sinoptikanët.