-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mashtron veten”, Petkoviç: Sveçla nuk mund të detyrojë serbët të votojnë

Kryesoret

Pas thirrjes së ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla për qytetarët që të votojnë në zgjedhjet në veri, ka ardhur reagimi i drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Petar Petkoviç.

Duke e cilësuar Sveçlën si urryes i serbëve, ai ka thënë se me thirrjet e tij vetëm se po e konfirmon vendimin e serbëve që ta refuzojnë “tentativën e Kurtit për okupim”.

“Deklarata e tij e pakuptimtë se serbët do të dalin nesër kundër presidentit të tyre Aleksandar Vuçiç do të rezultojë në një bojkot edhe më bindës dhe unanim të dhunimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut nga Kurti,” është shprehur Petkoviç.

Petkoviç ka thënë se se Sveçla po mashtron vetën kur mendon se mund të detyrojë serbët të marrin pjesë në “zbatim”

“Sveçla po mashtron veten kur mendon se do t’i detyrojë serbët të marrin pjesë në okupim, sepse edhe pushtuesit shumë më të fuqishëm dhe më të rrezikshëm nuk arritën ta mposhtin respektin dhe dashurinë e popullit serb për lirinë,” ka thënë Petkoviç.

Më tej, Petkoviç ka thënë se serbët nesër do të konfirmojnë se ndaj kujt dhe ndaj cilit shtet janë besnikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit