Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas stërvitjes në Batajnicë që ka zhvilluar ditën e sotme ushtria serbe.
Kurti ka rikujtuar faktin se në Batajnicë janë fshehur trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës.
Ai për mes një postimi në Twitter se në vend të ndërtimit të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon stërvitje ushtarake.
Kurti në fund të reagimit të tij ka thënë se trupat mund të fshihen, por e vërteta s’mund të varroset asnjëherë.
“Në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu. 46 anëtarë të familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon atje stërvitje ushtarake për “Ditën e Forcave të Armatosura”. Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.