Policia e Vaut të Dejës ka arrestuar ditën e sotme 25-vjeçarin, Edmont Ndoja pasi lëvizte në zonë me kallashnikov në krah duke përhapur panik te banorët.
25-vjeçari dyshohet se më parë ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra fishekësh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.









