Kryetarja e Grupit Parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda ditën e sotme ka zhvilluar një takim me strukturat në Fier u shpreh se PDIU nuk është peng i askujt por është me kauzën për çështjen çame.
“Shoh shpesh minjtë e “Facebook” që pyesin po ju ku jeni. Unë ju them PDIU është me veten e saj, me Shqipërinë dhe me kauzën që përfaqëson. Kauzën kombëtare dhe kauzën e çështjes Çame.
Fushata që kemi nisur është nga më të bukurat. Ne kemi pak rrënjë të lashta dhe është çështja çame që na lidh me lashtësinë.
I gjithë ekipi i shqiptarëve të PDIU ka një moshë shumë të re dhe janë njerëz që na nderojnë. Ne padyshim do të kemi mundësi të japim më të mirat në këshilla bashkiakë ku do votohet dhe ku do jenë të pranishëm
Ka një largim masiv që bëhen nga politikat, duhet të ketë një ofertë për të rinjtë dhe të rejat që të ardhmen e tyre ta shohin në vendin e tyre.”, tha ajo.