Edhe pse e kanë mbajtur hermetike lidhjen e tyre, pjesëmarrja e Oltës në “Big Brother” e ktheu Dorin në shumë të përfolur dhe të njohur për publikun.
Të gjithë tashmë e njohin partnerin e aktores, i përkushtuar dhe i dashuruar pas saj ai e mbështeti në çdo moment gjatë rrugëtimit të saj.
Mirëpo publiku nuk e kishte parë më parë se si dukej Dori, pasi vetë Olta ka thënë në shtëpinë e “Big Brother” se dëshironte që ta mbante larg mediave dhe publiku bashkëshortin saj.
Ditën e sotme ajo ka publikuar një video teksa po kalon kohë me bashkëshortin dhe djalin e saj duke zbuluar për herë të parë portretin e tij edhe pse me një foto paksa të zbehur.