Policia e Durrës ka arritur të arrestojë autorin e plagosjes së 2 personave pas sherrit në TikTok. Ndërkohë bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.
Autori 35-vjeçar me inicialet Sh. K. i shpallur në kërkim u arrestua sot pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”,
Dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 15.04.2023, në lagjen nr. 10, Durrës, për shkak të një konflikti në rrjetin social TikTok, shtetasit Sh. K. dhe K. M. kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, shtetasit I. V., A. H. dhe M. V., të cilët qarkullonin së bashku, në një automjet.
Nga të shtënat u plagosën lehtë shtetasit I. V. dhe A. H.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.