Pasditen e sotme ka ndodhur një incident në ambientet e KZAZ në Kavajë.
Sipas raportimeve në media persona ende të paidentifikuar kanë thyer derën e KZAZ në shkollën 15 Marsi në lagjen nr 3.
Gjithashtu bëhet me dije se personat janë futur brenda godinës dhe pasi janë pikasur nga kalimtaret janë larguar.