Protestuesit e arrestuar në protestën kombëtare të Partisë Demokratike të premten e 17 prillit, kanë dalë përpara gjykatës këtë të hënë.
Sipas burimeve jozyrtare bëhet me dije se avokatët e 11 protestuesve të arrestuar kërkojnë që masat të mos i shqyrtojë gjyqtari, Enkel Peza, për shkak të konfliktit të interesit.
Avokatët e protestuesve pretendojnë se ai dhe familjarët e tij kanë mbajtur funksione në strukturat lokale të PS në Kavajë.









