Gjykata e Tiranës i ka lëshuar urdhër mbrojtjeje 28-vjeçares e cila u dhunua barbarisht një javë nga bashkëjetuesi i saj, Gleart Gusholli.
Sipas vendimit të Gjykatës Gusholli nuk duhet t’i që të afrohet vajzës dhe familjarëve të saj në një distancë prej 100 metra.
Në seancën për dhënien e urdhrit të mbrojtjes, avokati Enea Cenko tha se ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës Gjermane në Tiranës, për shkak se e dhunuara ka pasaportë gjermane.
Gusholli po mbahet nën masën e arrestit me burg nën dyshimet për akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë, dhunës në familjes nëpërmjet kanosjes dhe kërcënimit për vrasje, për shkak të marrëdhënies së bashkëjetesës si dhe mbajtjes se lëndëve narkotike.