Mbrëmjen e djeshme në Elbasan u regjistruan 2 plagosje, ku një nga të plagosurit ishte një punonjës i një këndi lojërash.
44-vjeçari me inicialet L. XH ka rënë nga varka dhe është plagosur por që tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ditën e sotme ka vënë në pranga menaxherin e këndit të lojërave 33-vjeçarin me inicialet K.P.
Gjithashtu është shpallur në kërkim pronari i këtij këndi lojërash.
Nga verifikimet rezultoi gjithashtu se 44-vjeçari punonte në këtë biznes, i pasiguruar.
Vijon puna për kapjen e 61-vjeçarit.