-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në veri të Kosovës, Bërnabiç: Dita kur geto e fundit evropiane legalizohet dhe legjitimohet

Kryesoret

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka komentuar zgjedhjet që po mbahen në katër komunat veriore në Kosovë.

Në një postim në profilin e saj në Twitter ajo është shprehur shumë e pakënaqur me mbajtjen e zgjedhjeve, duke sulmuar fuqitë botërore që përkrahën mbajtjen e tyre.

“Mbajeni mend këtë ditë. Kjo është dita kur geto e fundit evropiane legalizohet dhe legjitimohet. Këto janë fotot që me të vërtetë përshkruajnë “sundimin e ligjit” dhe kuptimin e vërtetë të “zgjedhjeve demokratike” në Kosovë dhe Metohi të mbështetura nga BE-ja dhe Kuinti.”, shkroi ajo.

Ajo gjithashtu ka hedhur kritika për mbikëqyrjen e procesit nga policia.

“Zgjedhjet – të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe mjete të blinduara! Kjo është Evropa, në shekullin e 21-të.”, shtoi ajo.

Kryeministrja serbe në postimin e saj ka etiketuar Ambasadën Amerikane, Bashkimin Europian e OSBE-në, duke u shprehur e mllefosur për mbështetjen që i dhanë Republikës së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit