Bashkia e Beratit që drejtohet nga Ervin Demo, që kandidon për një tjetër mandat ka vendosur që të shpenzojë 254 milionë lekë pa TVSH për karburant.
Tenderi është hapur sot dhe ofertat priten që të mbyllen në datë 9 Maj për t’u shpallur fituesi sigurisht përpara zgjedhjeve.
Në dokumentacion theksohet se kohëzgjatja e kontratës është sipas kërkesave të Bashkisë Berat dhe drejtorive vartëse deri në mbarimin e sasisë të karburantit.
Por duket e habitshme që pesë ditë përpara zgjedhjeve të firmoset një kontratë e tillë gati 300 milionë duke llogaritur edhe TVSH-në për të blerë një sasi kaq të madhe karburanti. Pse ky nxitim?