-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiç: Perëndimi i shërben interesave të veta

Kryesoret

Perëndimi vazhdon të luajë lojëra me Serbinë duke shtrembëruar të gjitha marrëveshjet për t’i shërbyer interesave të veta, tha të hënën presidenti serb Aleksandar Vuçiç teksa deklaroi se Beogradi vazhdon të kundërshtojë kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

“Ne do të votojmë kundër anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës. Mos gënjeni dhe mashtroni,” tha Vuçiç në një konferencë shtypi.

Kjo është gjithçka që duhet t’ju them atyre në Evropë dhe në mbarë botën që mendojnë se kanë të drejtë të na gënjejnë dhe të na mashtrojnë dhe të interpretojnë gjërat ashtu siç e shohin të arsyeshme, jo ashtu siç janë shkruar apo rënë dakord”, u shpreh ai.

Përfaqësuesi Special i BE-së për Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak tha në fund të marsit se plani i propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës së panjohur dhe Serbisë konsiderohet i pranuar dhe i detyrueshëm për të dyja palët, pavarësisht refuzimit të Beogradit për ta nënshkruar atë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit