Familjarët e 22-vjeçares, Nexhmije Lika kanë humbur kontaktet me vajzën që prej datës 19 prill që në momentin që ajo ka arritur në Shqipëri.
Babai i saj, Naim Lika ka qenë ai që ka bërë kallëzimin për zhdukjen e saj.
Vajza kishte arritur në Shqipëri nga Rinasi me datë 19 prill dhe pas atij momenti nuk ka asnjë informacion për vajzën.
Mësohet se vajza vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nëse konstatohet nga qytetarët ose nga shërbimet e policisë të shoqërohet menjëherë në ambientet e policisë.