-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Motori dhe “bisha” pa gjurmë! Kush ishte spiuni për vrasjen? Futet në shënjestër anglezi

Kryesoret

Kanë kaluar disa ditë dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt në Shëngjin. Politika, biznesi apo hasmëria e vjetër janë disa nga pistat. Por ende asgjë konkrete.

Një shtetas anglez po kërkohet të merret në pyetje nga autoritetet shqiptare. Policia ka zbuluar se ai ishte në brendësi të lokalit në momentin e atentatit dhe se është larguar menjëherë pas vrasjes.

Hetimet zbuluan se disa minuta pasi doli nga lokali, ai mori një taksi në drejtim të Fushë – Krujës. Aty ai ka marrë një tjetër taksi për të shkuar deri në Rinas. 5 orë pas vrasjes ka fluturuar në drejtim të Londrës.

Dyshimet se ai mund të jetë i përfshirë në këtë ngjarje si bashkëpunëtor, e kanë detyruar policinë dhe prokurorinë t’i drejtohen autoriteteve angleze me një kërkesë për t’i marrë një deklarim mbi arsyen e vizitës së tij në Shqipëri dhe lëvizjet në vendin tonë.

Shtetasi anglez kishte hyrë në Shqipëri vetëm pak ditë përpara vrasjes së Nikulajt. Paralelisht, policia vijon kontrollin e pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë përgjatë aksit Shëngjin-Shkodër në përpjekje për të rënë në gjurmët e vrasësit.

Pjesë e hetimit për zbulimin e ngjarjes është bërë edhe një mjet tip “Land Rover Defender” që  dyshohet se ka trasportuar vrasësin së bashku më motorin që përdori për krimin. Kjo kamer sigurie ka filmuar momentin kur makina kalon në brendësi të fshatit Kukel, por që është ende i paqartë destinacioni final.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit