-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nëna u bë keq kur erdha”, rrëfimi ndryshe nga fronti i luftës i Taulant Seferit!

Kryesoret

I njohur si ‘Tigri i bardhë’ i Tiranës, futbollisti Taulant Seferi prej disa kohësh luan me një ekip të Ukrainës. Si pasojë, ai është shpërngulur në këtë shtet, ku lufta vazhdon prej muajsh.

Seferi ka treguar se në fillim kur e mori vendimin për t’u larguar nëna e tij e ka pritur shumë keq. Mirëpo, tani ka kuptuar se jeta në qytetin ku ai ndodhet vazhdon normalisht pasi është larg zonës së luftës.

“Unë kur e kam pasur ofertën për këtu, e kam ditur që ka qene lufta dhe e kam menduar që mund të isha në rrezik. Shyqyr zotit ka ecur shumë mirë dhe shpresoj të vazhdoj kështu.

Mami im e ka pritur me shumë keqardhje largimin tim në fillim, por tani e ka kuptuar situatën dhe është më mirë. Tani është qetësuar, por në fillim kur ja shpjegoja nuk donte, avash, avash ra dakord dhe ajo.

Këtu gjithçka është normale. Edhe mesa kam lexuar Presidenti i Ukrainës ka thënë që dua që populli ta bëj jetën normale. Edhe mesa kam parë unë, ka fëmijë që shkojnë në shkollë, ka njerëz që dalin në qytet dhe restorante. Gjithçka është normale”, u shpreh Seferi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit