Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka takuar gratë në Durrës. Rama këshilloi durrsakët të mos ndikohen nga bindjen e tyre politike për të votuara por të shikojnë personin që do t’i përfaqësoje.
“Anin e kemi shalqi me provë, pse duhet të marrim një kumbull që del nga zorra qorre? Unë e hoqa zorrën time qorre, tani do ta marri në kurriz Durrësi zemrën qorre?
Jo Durrësi në 14 maj duhet të japi kontribut që edhe Shqipëria ta heqë zorrën qorre.
Me 14 Maj si do dalin këto gra nga shtëpia meqë kanë qenë me PD dhe të dalin të votojnë “Like Floririn” se ai është në fletë. Nga Like Floriri, fiton vetëm Monika Floriri.
Ne Durrësin e kemi futur në një tjetër shpejtësi zhvillimi, me projekte që do të kenë impakt në Rajon”, tha Rama ndër të tjera.