-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, britaniku i dyshuar mik me nipin e fisit Lekstakaj

Kryesoret

Policia pas vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj në Shëngjin ka hapur disa pista hetimi ku ndër të cilat dyshohet për një britanik i cili menjëherë pas ngjarjes është larguar nga hoteli ku po qëndronte drejt Britanisë së Madhe.

Në fillim policia ka zbardhur udhëtimin e britanikut drejt aeroportit ku ai ka ndërruar 2 taksi para se të shkonte në aeroport ku më pas u largua drejt vendlindjes së tij.

Dyshime të tjera janë ngritur edhe për qëndrimin e tij të shkurtër në Shëngjin nga data 14 deri në 19 prill ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë.

Dyshohet se është ai që ka informuar vrasësin për lëvizjet e biznesmenit.

Anglezi mësohet se e ka vizituar Shqipërinë për herë të parë dhe se është shok i ngushtë me njërin nga djemtë e familjes Lekstakaj.

Prandaj policia ka kërkuar përmes oficerëve të kontaktit në Londër, që ai të shoqërohet dhe t’i sekuestrohet aparati i telefonit për të zbuluar mesazhet që ka shkëmbyer ditën e krimit.

Policia gjithashtu dyshon se vrasja e Nikulajt është gjakmarrje  duke përjashtuar pistat e tjera për motive politike, të shkuarën kriminale apo konkurrencë në biznes.

Autori i vrasjes menjëherë pas ngjarjes është arratisur me një skuter ku dyshohet se mund të jetë fshehur në një banesë midis fshatit Gjadër dhe Kakariq të Lezhës.

Deri tani janë kryer disa kontrolle në zonë për gjetur mjetin e arratisjes së autorit me shpresa për të gjetur ndonjë shenjë që do t’i çojë në zbardhjen e ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit