-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shitja e një toke, gjeneza e konfliktit? Zhdukja e dy personave në Sarandë, lirohen të shoqëruarit!

Kryesoret

Të gjithë personat e shoqëruar për t’u marrë në pyetje lidhur me zhdukjen e dy 46- vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, janë lënë të lirë.

Të shoqëruarit e moshës 24-64 vjeç, me banim në Sarandë, Vrinë e Konispol, shumica e të cilëve me precedentë të theksuar kriminalë për “prodhim dhe shitje narkotikësh”, “kultivim bimësh narkotike”, “trafik mjetesh motorike” etj. janë marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë Vlorë dhe në Komisariatin e Sarandës.

Edhe pse janë lënë të lirë, policia u ka mbajtur atyre telefonat celularë për ekspertim kompjuterik dhe disa automjete për ekspertim daktiloskopik dhe biologjik.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Leonard Thodhori ka shitur një tokë tek persona me precedentë penalë dhe pas kësaj mes tyre ka lindur mosmarrëveshje lidhur me pronësinë dhe pagesat.

Thodhori rezulton edhe të jetë thirrur në mirëbesim në qytetin e Sarandës për të kontaktuar me persona me të cilët ka kryer marrëveshjen por që nuk banojnë në qytet.

Konflikti mendohet të ketë agravuar edhe më tej çka ka futur në funksion planin e rrëmbimit të tij. Për këtë mund të jenë përdorur si karrem duke shfrytëzuar njohjen dhe mirëbesimin, persona që kanë arritur ta marrin pa forcë Thodhorin dhe shokun e tij Sulovari në automjetin “Mercedes-Benz” në orët e para të 7 prillit.

Pasi janë futur në automjet, dy 46-vjeçarët mendohet se kanë rënë pre e planit të rrëmbyesve të cilët me pas i kanë çuar drejt fshatit Vrinë për t’i ekzekutuar e groposur. Policia mendon se kemi të bëjmë me një strukturë të mirëorganizuar kriminale e cila është kujdesur të mos lerë gjurmë e prova.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit