Një sherr me thika ka ndodhur në Lezhë, për pasojë ka mbetur i plagosur një 27-vjeçar.
Policia bën me dije se menjëherë pasi janë njoftuar se në Balldre, Lezhë, një shtetas ishte plagosur me thikë kanë arrestuar autorin A. R. 29 vjeç, banues në Balldre.
27-vjeçari A. K. aktualisht merr asistencë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu raportohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.