Ish-kryeministri Berisha u kthye 17 vite pas në kohë, duke treguar për shkarkimin e Rusmalit nga posti i zv/kryeministrit kur ai drejtonte qeverinë për të shpjeguar sipas tij sjelljen në KAS në raport me kërkesat e tij.
Berisha sqaroi se Rusmajli mori vendim për të shkarkuar drejtorin e Burgjeve për shkak se vëllai i tij nuk fitoi tenderin për të cilin ishte futur në garë.
“Sali Berisha është Sali Berisha. Ai sillet në këtë mënyrë sepse është larguar për korrupsion nga detyra e zv kryeministrit.
I kam thënë paraqit dorëheqjen, por largimi i tij ka qenë vendim i prerë i Sali Berishës ndaj një njeriu që shkeli në mënyrë flagrante dhe korruptive ligjin.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve hap një tender dhe në tender shkon i vëllai i Ilir Rusmalit. Dhe drejtori e regjistron. Kur e kërcënonte me të vëllanë zv kryeministër. Kjo është historia. Iliri shkarkoi drejtorin në kundërshtim me ligjin.
Ndodhi që ditën që ndodhi skandali duhet të nisesha në drekë jashtë, Ilir Rusmajli në mënyrë jashtë kontrollit të vetes e mori dhe e shkarkoi në kohën kur ishte kompetencë e kryeministrit. U ktheva, ai mori një shkarkim”, tha Berisha për Panorama Tv.
Por përse? “Kjo është vepër e Edi Ramës sepse i ka premtuar që do ta bënë avokat të popullit. Kanë rënë dakord që ai të marrë këto vendime dhe ta çojë në krye të Avokatit të Popullit”, deklaroi ai.









