-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Biznesi apo gjakmarrja?”/ Mediat greke artikull Nikulajt: Kush e vrau?

Kryesoret

“Biznesmeni Ardian Nikulaj, baba i katër fëmijëve vdiq gjashtë ditë më parë, në bar-kafenenë që zotëronte, kur një i panjohur i veshur si “shpërndarës” dhe me maskë, i është afruar papritur, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar shtatë herë.”,  shkruan Protothema.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në 13 sekonda, ndërsa një partner i viktimës që ndodhej në vendngjarje ka vrapuar në panik për t’i shpëtuar të shtënave me armë, ndërsa pas ekzekutimit autori ka hipur në motoçikletë dhe është zhdukur në një

vend të panjohur. Nikulaj, me goditje në kokë dhe në trup, vdiq në çast.

Gjithmonë ecte me truproja – Diçka kishte frikë së fundmi

Një gazetar i njohur, i cili kishte lidhje me viktimën, foli për vrasjen e tij, duke theksuar se Nikolaj lëvizte gjithmonë me truproja. Njëkohësisht ai pranoi se ishte takuar me të dy javë më parë dhe i kishte rrëfyer se do të mbështeste kandidatin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme vendore. “Ai ka lënë pas katër fëmijë. Ai ishte faktor i rëndësishëm në qarkun e Lezhës.

Nuk i afrohesh kollaj, ka biznes edhe në Tiranë. Kohët e fundit e kisha vënë re se ai kishte qenë shumë i kujdesshëm në lëvizjet e tij pasi ishte përfshirë në hetimin e një polemike prej më shumë se 20 vitesh. Ai shoqërohej gjithmonë nga truproja”, ka thënë ndër të tjera gazetari.

Rivalitetet politike, hakmarrje apo mosmarrëveshje biznesi?

Ndërkohë, hetimet e autoriteteve në Shqipëri për identifikimin e veprimeve dhe motiveve që çuan në ekzekutimin e Nikulajt janë në hetim të plotë. Diferencat politike janë një skenar, pasi në vitin 2021, biznesmeni ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Socialdemokrate. Prej vitit 2019 është anëtar i Këshillit Bashkiak në Lezhë dhe kandidonte sërish për këshilltar në zgjedhjet e ardhshme të 14 majit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit