-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptari qëllohet me thikë në Spanjë dhe lihet tek dera! Vdes në spital

Kryesoret

Një shqiptar është vrarë në Spanjë. Identiteti ende nuk publikohet nga autoritetet dhe mediat spanjolle. I plagosur, ai u braktis të dielën në dyert e urgjencës së spitalit “Josep Trueta” në Girona me një plagë me thikë në bark, 30-vjeçari vdiq në spital.

Policia ka arritur të identifikojnë viktimën, e cila ishte pa dokumente, pasi kanë kontrolluar targën e makinës me të cilën u sollën në spital përmes kamerave të vëzhgimit të qendrës dhe kanë gjetur drejtuesin e saj. Tani ata po përpiqen të rindërtojnë orët e tij të fundit të jetës për të zbuluar se kush e vrau.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të së dielës, kur një automjet ka ndaluar në derën e emergjencës së qendrës. Me të parë atë, një infermiere dhe një mjek nga shërbimi e ndihmuan për të nxjerrë nga makina një burrë i cili kishte një plagë me thikë në bark dhe ishte në arrest kardiorespirator. Makina u largua shpejt nga vendi.

Hetuesit kanë analizuar përmbajtjen e kamerave të video survejimit të spitalit së bashku me personelin e sigurisë në përpjekje për të parë targën e mjetit që la viktimën në urgjencë dhe u largua. Ata morën një deklaratë edhe nga punonjësit e shëndetësisë që e trajtuan atë.

Sipas burimeve pranë rastit, vizualizimi dha rezultat dhe ata morën targën dhe me të gjetën pronarin e mjetit, një shqiptar me banim midis rajonit Maresme dhe La Selva. Mëngjesin e kësaj të hëne, atij iu mor një deklaratë në stacionin e policisë Vista Alegre në Girona. Falë kësaj deklarate, agjentët kanë zbuluar se edhe viktima, ashtu si drejtuesi i mjetit, ishte me origjinë shqiptare dhe rreth 30 vjeç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit