Sulmet kibernetike kanë prekur edhe Maqedoninë e Veriut, ku kanë qenë target i kërcënimeve mbi 720 objekte që nga muaji tetor. Ata kanë patur alarme të ndryshme me vendosje bombash apo lëndë të tjera shpërthyese.
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, gjatë sesionit të 11-të grupit punues për drejtësi, liri dhe siguri me temë, “Përforcimi i rezistencës dhe përmirësimi i kapaciteteve për përgjigje të kërcënimeve”, të organizuar nga Lëvizja Evropiane tha se në periudhë prej tre muaj prej në tetor deri në dhjetor të vitit 2022 janë evidentuar gjithsej 380 paraqitje për vendosjen e mjeteve shpërthyese, ndërsa nga muaji janar deri më 2 mars të këtij viti, ka pasur 584 paraqitje për vendosje të bombave.
Ai shtoi se është lokalizuar grupi nga Irani dhe Rusia që kishte bërë denoncime të rreme për “bomba” dhe se punohet zbardhjen e rasteve.
Kërcënimet kanë prekur shkollat por edhe institucionet e tjera me qëllimin që të shkaktojnë panik te qytetarët. Spasovski informoi se punohet në ekspertizën e materiale, në konstatimin e dëshmive, që të mund të dorëzohen kallëzimet penale.
Shefi i Prokurorisë Publike, Gavril Bubevski, tha se duhet qasje më serioze ndaj këtyre kërcënimeve. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, tha se në kontekst të sistemit shëndetësor, sulmet kibernetike paraqesin kërcënim aktual.