-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BSH: Bankat u përballën me valë sulmesh kibernetike në 2022, situata nën kontroll

Kryesoret

Sektori bankar u përball me një rritje të rrezikut kibernetik vitin e kaluar. Në raportin vjetor e saj vjetor, Banka e Shqipërisë bëri të ditur se viti 2022 u karakterizua nga një valë intensive sulmesh kibernetike ndaj sektorëve me rëndësi kritike në Republikën e Shqipërisë, përfshirë edhe sistemin bankar.

Sipas bankës qendrore, disa prej këtyre sulmeve kanë rezultuar pjesërisht të suksesshme, por, në tërësi situata e sigurisë kibernetike në sistemin bankar ka vijuar të mbetet nën kontroll dhe pa incidente të materializuara.

“Sulmet kanë qenë dhe mbeten prezente drejt sektorit bankar, i cili ka rritur gradualisht vigjilencën në drejtimin e sistemeve mbrojtëse dhe parandaluese, si edhe investiguese.

Në këtë kontekst, gjatë vitit të kaluar janë evidentuar disa incidente të izoluara në sektorin e institucioneve jobanka dhe në një prej bankave. Incidenti i fundit krijoi si fillim disa vështirësi në vazhdimësinë e biznesit të bankës, e cila shumë shpejt arriti të rikuperojë dhe të kthejë shërbimin në normalitet,” thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Në këto kushte, pothuaj përgjatë gjithë vitit 2022, por veçanërisht në periudhën e fundit të tij, bankat synuan të rrisin bashkëpunimin me palë të treta mbështetëse për sistemet e sigurisë dhe informacionit, me njëra-tjetrën dhe me AKCESK, duke maksimizuar sinergjitë nëpërmjet ndarjes së informacionit mbi rritjen e kontrolleve të sigurisë kibernetike, indikatorëve të kompromentimit, etj.

Ndërkohë, Banka e Shqipërisë shprehet se ka qenë e vëmendshme ndaj kësaj situate, duke intensifikuar komunikimin me industrinë bankare, ku theksohet nevoja për vëmendje të shtuar në masat e sigurisë, veçanërisht në aksesin e palëve të treta në sistemet e bankës, si edhe raportimi në kohë sa më reale i incidenteve të ndodhura, me qëllim koordinimin e masave korrektuese.

SHKRIMI I PLOTË I MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit