-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër bllokohet 4 orë Bypass-i i Fierit (Harta e devijimit)

Kryesoret

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nesër për 4 orë do të bllokohet Bypass-i i Fierit për shkak të punimeve, ndërsa sqarohet edhe si do të bëhet devijimi i trafikut.

“Në kuadër të punimeve që do të kryhen për rehabilitimin e mbikalimit në kilometrin 18 të Bypass-it të Fierit, është i nevojshëm të bëhet devijimi i trafiku në rrugën e vjetër Fier-Vlorë.

Kjo ndërhyrje do të fillojë ditën e nesërme, datë 26.04.2023, ora 09:00 dhe do të zgjasin përreth 4 orë.

Në bashkëpunim me Policinë e Qarkullimit Rrugor kemi marrë të gjitha masat për devijimin e trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje që po kryhet në këtë aks” mbyllet njoftimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit