-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama 1 dekadë në pushtet! Alibeaj: Berisha, korrupsion dhe keqqeverisje

Kryesoret

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj nga ditë në ditë rëndon akoma më shumë akuzat në drejtim të Sali Berishës gjatë takimeve elektorale edhe pse në pushtet është Edi Rama prej një dekade. Nga Tepelena, Alibeaj akuzoi për keqqeverisje dhe korrupsion Berishën para 2013, ku ka qenë edhe vetë ministër.

“Si erdhi? Kjo është pyetja, si erdhi në 2013? Për dy arsye këtu kemi qenë. E para për shkak të keqqeverisjes tonë, për shkak të keqqeverisjes së PD dhe së dyti për shkak të një tradhtie, trafiku votash. Kjo ka ndodhur në 2013. Ai që ishte në atë kohë aleat i PD, Ilir Metaj pas një 4 vjeçari ku shkaktoi shumë kosto për PD, që në 2009 në fakt kur ishte momenti që të merrte teposhtë dhe në 2011, skandalin e mbani mend dhe që vazhdoi në 2013 pastaj me tradhtinë hapur ndaj demokratëve.

Është shumë e rëndësishme ajo që ka ndodhur në 2013. Është e rëndësishme si një leksion politik që duhet ta kemi të gjithë ne. Edhe sot. Dhe pas 2013 çfarë ndodhi? Një bashkëpunim i hapur me Edi Ramën. Për reformën territoriale, për reformën në drejtësi, zvarritja për 4 vite dhe vijmë sot të bejme nje analizë dhe të pjesës sonë. Në 2013 ramë nga  qeverisja për shkak të korrupsionit të PD duhet të jemi të sinqertë me njëri tjetrin, ta shohim njëri tjetrin në sy.

Cfare nuk shkonte tek ne? Cili ishte problemi tek ne? Në 2021? Sot pas 2 viteve histori e kuptojmë fare mirë se cili ka qenë problemi. Brenda nesh ka pasur gjurmë të korrupsionit të para 2013. E shqiptarët nuk harrojnë. Gjurmë korrupsioni të cilat për 8 vite ne nuk arritëm dot ti spastronim, si një detyrim politik i joni. Bie nga qeverisja, merr lavdet nga historia, reflekton me veten.” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit