Një 43-vjeçar me inicialet L.K. banues në fshatin Fushë Prezë, Vorë është arrestuar në Kukës. Policia njofton se ky person gjatë kontrollit në vijën e dytë të aeroportit “Flatrat e Veriut” në Kukës
kanë gjetur në çantën e tij një thikë. Ende nuk dihet arsyeja përse e kishte thikën në çantë. Pritet që i arrestuari të merret në pyetje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.