-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avionët e NATO-s kapin “mat” aeroplanët rusë në hapësirën ajrore ndërkombëtare!

Kryesoret

Avionët luftarakë gjermanë dhe britanikë kapën tre avionë rusë, ndërsa ata fluturonin në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin Baltik,  sipas forcave ajrore gjermane.

Tre avionët, dy avionë luftarakë Sukhoi Su-27 dhe një avion zbulues Ilyushin kishin transmetuesit e fikur. Ata u kapën nga avionë Eurofighter të dy vendeve anëtare të NATO-s.

Estonia, Letonia dhe Lituania nuk kanë flotën e tyre luftarake; Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut mbron sigurinë e hapësirës ajrore të tre ish-republikave sovjetike, të cilat kufizohen me Rusinë, që kur u bashkuan në vitin 2004.

Në fillim të prillit, pas tetë muajsh, ushtria gjermane u dorëzoi komandën e alternuar të këtij misioni britanikëve. Megjithatë, Luftwaffe, Forca Ajrore Gjermane  do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për RAF për pjesën tjetër të prillit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit