-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bien kërkesat për azil nga shqiptarët në BE në dy muajt e parë të vitit!

Kryesoret

Pas një rritjeje të fortë gjatë dy viteve të fundit, kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë kanë shfaqur shenja ngadalësimi gjatë dy muajve të parë të vitit. Të dhënat e publikuara nga Eurostat bëjnë të ditur se në janar-shkurt u shënuan gjithsej 1,675 kërkesa për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, me një rënie prej 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Franca vijon të jetë shteti më i preferuar për azilantët shqiptarë, me 42% të totalit të aplikimeve për janar-shkurt. Praktikat më të forta sociale të këtij shteti vijojnë që të tërheqin shtetas shqiptarë, që shpresojnë për një jetë më të mirë në këtë vend.

Gjermania renditet e dyta, me 23% të totalit, megjithatë një pjesë e madhe e shtetasve shkojnë drejt ekonomisë më të madhe të Europës me viza pune, duke mos u regjistruar si azilantë.

Italia, që ishte një nga pritësit më të mëdhenj të emigrantëve në vitet e para të tranzicionit, së bashku me Greqinë, vijon të jetë i preferuar, me 20% të totalit. Gjeografia e aplikantëve shkon deri në Holandë, Suedi, Zvicër, Spanjë, ndonëse në shifra të ulëta.

Për vitin 2022, Sipas të dhënave të Eurostat, (që nga viti 2020 i raporton të dhënat për 27 vendet e Bashkimit Europian pa Mbretërinë e Bashkuar), në total kishte 13.2 mijë aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, niveli më i lartë që nga 2020-a. Në krahasim me një vit më parë, aplikimet për azil u rritën me 16%.

SHKRIMI I PLOTË I MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit