-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja, 4 milionë euro të tjera për punimet në Unazë!

Kryesoret

Teksa punimet për Unazën e Tiranës vijojnë në disa lote të saj në bazë të procedurave të prokuruar më herët duket se një tjetër tender është hapur për plotësim, rakordim e vazhdim punimesh mbi tenderin ekzistues.

Bëhet fjalë për kontratën me objekt “Plotësimi, Rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja Loti 3” që Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli këtë të martë.

Në total fondi limit për këtë procedurë është 468 milionë lekë apo më shumë se 4 milionë euro. Në dokumentet që shoqërojnë procedurën argumentohet se në thelb është inspektimi i veprave që përfshin ky aks si muret mbajtëse apo ura dhe analizimi i gjendjes gjeologjike të tokës mbi të cilën kalon ky aks.

Në bazë të punimeve të deritanishme duket se procedura e radhës do të jetë riverifikimi i parametrave të shtesave gjeologjike pasi nga studimi i kryer ky lot kalon në shtesa të ndryshme nga njëra tjetra.

Projekti në fjalë shtrihet nga rreth rrotullimi “Shqiponja” dhe deri tek mbikalimi i “Pallatit me Shigjeta”. Ndërsa LOT 3, subjekt i këtij dokumenti, shtrihet përkatësisht nga nënkalimi i Astirit dhe deri tek mbikalimi i “Pallatit me Shigjeta.

SHKRIMI I PLOTË I MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit