Policia njoftoi sot se u ndalua Marsida Qatja 33-vjeçe, banuese në Kavajë, e dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”. Ajo u dënua pasi në vitin 2019 ka përshtatur për përdorim droge, një ambient, në të cilën, për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike u vra një person.
Konkretisht ish-shefi i sigurisë së burgut në Durrës Bledar Toçi ekzekutoi me armën e shërbimit Dritan Haxhollin, brenda ambienteve të shtëpisë së Marsida Qatjas. Gjatë procesit gjyqësor, Toçi që tashmë është liruar ka deklaruar para oficerëve të policisë gjyqësore se Qatja e kishte telefonuar duke i thënë se Hoxholli po e kërcënonte.
Qejf dhe plumba! Kush është gruaja nga Kavaja që iu vra “dashnori” në shtëpi?
“I thamë Marsidës se do i bënim ne presion Dritanit që të mos e shqetësonte më. Rreth mesnatës kur ai erdhi dhe me forcë po i binte derës dhe po kërcënonte shkova unë dhe ia hapa derën ndërsa Marsida me 2 shokët ishin në sallon.
Sapo ia hapa derën Dritani me tha: ’Ti qenke dashnori i kësaj prandaj ajo u nda nga mua’ dhe hapi zjarr direkt me automatik pa më lënë kohë që unë ta sqaroja. Menjëherë sa kam parë kallashnikovin që po e përgatiste për qitje jam shmangur por nga breshëria u plagosa. Për vetëmbrojtje reagova dhe qëllova vetëm një herë”, ka treguar ai asokohe në polici.