-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Denoncimi i Këlliçit: Krahu i djathtë i Veliajt tendera dhe hotel 15 milionë Euro

Kryesoret

Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi denoncoi lidhjet nepotike të Bashkisë Tiranë dhe akuzoi se Redi Molla, Elvin Tivari dhe Mariglen Qato po ndërtojnë një hotel me vlerë 15 milionë euro duke përfituar statusin si investitor special me VKM.

Ky hotel me vlerën 15 milionë euro me sipërmarrës “Mediterrinan Investment Group” dhe subject ndërtues 5 drejtorët e Bashkisë, “5D” të cilat ky individ së bashku me Redi Mollën dhe Elvin Tivarin, dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dikur në UKT dhe tashmë ata janë punonjës të “Tirana DC” dhe të lidhur me Bashkinë e Tiranës këta zotërinjtë sot ndërtojnë hotele në vlerën 15 milionë euro” tha ai.

Më tej, Këlliçi denoncoi tenderat që ka marrë Qato nga bashkia e Tiranës dhe jo vetëm. “Mariglen Qaton sot është drejtor i inspektoratit të mbrojtjes së territorit nga viti 2018 e në vijim, në vitin 2016 deri në vitin 2018 ka shërbyer si drejtues në UKT.

Përmes të afërmve të tij, pra tregojmë fillimisht lidhjet nepotike Elisabeta Cjapi, ky zotëri kontrollon financat e UKT-së sot që flasim. Një të afërm tjetër Taulant Cjapin e ka punonjës në bashkinë qendrore dhe të vëllain e tij e ka po punonjës në bashkinë qendrore.

Ndërkohë Mariglen Qato përmes të vëllait të tij dhe të afërmve të lidhur drejtpërdrejt me vëllain e tij nga viti 2016 ka hapur një kompani të cilës në fakt i ka ndërruar 3 herë emrin.

 Që quhej fillimisht IGOR ELEKTRIK, më pas V.A.S konstruksion dhe tashmë është e famshmja 5D konstruksion, janë 5 drejtorët e bashkisë me të cilën, do të thoni ju çfarë ka problem, ka marrë plot 29 tendera në vlerën 25.16 mln euro pa TVSH. Këto tendera ky zotëri I ka marrë nga Bashkia e Tiranës, plot 15 të tilla në vlerën 10.5 mln euro”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit