-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gropë e zezë! Inceneratori i Elbasanit “ha” edhe 22 milionë të tjera (Dokumenti)

Kryesoret

Inceneratori i Elbasanit vazhdon që të jetë një “gropë e zezë” për thithjen e miliona lekëve. Sot shoqëria “Eco-Elb” që menaxhon inceneratorin ku janë aksionere; bashkia e Elbasanit, Cërrikut, Përrenjasit, Gramshit, Belshit dhe Librazhdit ka hapur një tjetër tender këtë herë për testimin e Kaldajës dhe Turbinës së inceneratorit edhe pse në media disa ditë më parë u shpërnda me shpejtësi dhe porosi lajmi se inceneratori filloi punë.

“5Pyetjet.al” sjell dokumentet e tenderit me vlerë 2.2 milionë lekë të reja është hapur sot dhe do të mbyllet në 8 Maj. Brenda 30 ditëve duhet të kryhet testimi sipas firmës që ka hedhur në dokumentin e tenderit administratori Leli Kaja.

Bashkitë në këtë qark, pra të Elbasanit vazhdojnë që të marrin lekë nga xhepat e taksapaguesve për këtë vepër që në prokurori po hetohet si kriminale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit