-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kodi i ri Rrugor/ Nis zbatimi i rregullave të reja, si do përgjysmohen gjobat dhe sa zgjatet vlefshmëria e patentës!

Kryesoret

Në zyrat e shërbimit postar tashmë prej ditës së sotme ka nisur zbatimi i rregullave të reja për përgjysmimin e masës së gjobës së makinave nëse paguhet brenda afatit 15 ditor.

Më herët drejtuesit e mjeteve që paguanin një masë administrative brenda 5 ditësh, përfitonin 20% ulje. Tashmë me rregullat e reja me ndryshimet e miratuara në Kodin Rrugor, nëse paguhet brenda 15 ditëve, vlera e gjobës do të paguhet me 50% ulje.

“Në të gjitha rastet e parashikuara me gjobë, nëse arkëtimi i vlerës së gjobës nga kundërvajtësi bëhet brenda 15 ditëve nga dita që gjoba regjistrohet ose vendimi ka marrë formë të prerë, gjoba ulet me 50% të vlerës”, përcaktohet në Kodin Rrugor të ndryshuar.

Rregullat e reja që nga përgjysmimi i masës së gjobës për makinat nëse paguhet brenda afatit deri te zgjatja e kohës së vlefshmërisë së patentave nga 10 vjeçare në 15 vjeçare, rritja e shpejtësisë maksimale për të qarkulluar në autostradë deri te ashpërsimi i gjobave nëse nuk zbatohet rregullat për fëmijët hynë në fuqi pas miratimit të ndryshimeve të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, u miratua në Kuvend në seancën e 16 marsit. Ligji i ndryshuar u botua në Fletoren Zyrtare me 6 prill 2023 dhe sipas nenit 21 të tij, hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në FZ, që do të thotë të gjitha rregullat e reja kanë hyrë në fuqi më datë 21 Prill 2023.

SHKRIMI I PLOTÊ I MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit