-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nga Vlora, pranë njerëzve që po bëjnë historinë e botës”/ Mediat greke “jehonë” shqiptares së CHAT GPT

Kryesoret

Pas La Repubblica, edhe mediat greke kanë shkruar për shqiptaren më të njohur të momentit, Mira Murati. OpenAI, i cili krijoi ChatGPT, ka tronditur ujërat në fushën e inteligjencës artificiale, duke e futur njerëzimin në një epokë të re. Shumë flasin për një “udhëkryq” të ngjashëm me atë të revolucionit industrial.

“I themeluar si një laborator kërkimor jofitimprurës në vitin 2018, kompania me bazë në San Francisko ka tërhequr vëmendjen globale. Mira Murati, me origjinë nga Shqipëria, drejton ekipin e kërkimit dhe zhvillimit të produkteve dhe sigurisë së Open AI. Ky është ekipi që krijoi Chat GPT, duke sjellë më afër përditshmërisë atë që deri më tani ishte paraqitur në skenarët fantashkencë”, thuhet në median greke Newsbeast.

Vetë ajo shmang në intervistat e saj të flasë për jetën e saj personale dhe vështirësitë që ka hasur në fëmijërinë e saj si fëmijë emigrantësh. Ajo e do Radiohead, poezinë e Rainer Maria Rilke, i pëlqen të lexojë romane, i pëlqen kërcimi dhe thotë se u frymëzua nga kryevepra klasike e Stanley Kubrick e vitit 1968, “A Space Odyssey 2001”.

Ajo vazhdon të ngacmojë imagjinatën time me imazhet dhe muzikën e saj, veçanërisht me skenën emocionuese të anijes kozmike nën muzikën e “Blue Danube Waltz” të Johann Strauss”, ka thënë Murati.

Në një farë mënyre, Mira Murati u bën jehonë edhe shqetësimeve të shprehura në një letër të hapur nga ekspertët e teknologjisë, duke kërkuar një ngrirje gjashtëmujore të zhvillimit të inteligjencës artificiale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit