-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e biznesmenit në Lezhë, mediat greke: U zbulua autori

Kryesoret

Vrasja e biznesmenit, Ardian Nikulaj disa ditë më parë në Shëngjin shokoi të gjithë Lezhën por edhe vendin.

Policia ka dal sot me një njoftim ku ka zbardhur ngjarjen e rëndë dhe rezulton se ky krim i rëndë është kryer për gjakmarrje.

Ditën e sotme janë zbardhur porositësit e vrasjes si dhe autorët e kësaj ngjarje të rëndë.

Mësohet se Edmond Haxhia është porositësi dhe financuesi i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë. Ai është djali i dajës i Elton Lekstakaj me të cilin ka qenë konflikt me të ndjerin prej vitesh.

Gjithashtu të përfshirë në ngjarje janë edhe Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Në lidhje me vrasjen e biznesmenit kanë reaguar edhe mediat fqinje të cilat i kanë kushtua një artikull vrasjes së Nikulaj.

“’Dorëdhënësi’ që ekzekutoi një biznesmen në një kafene në Shqipëri është portugez” shkruan protothema.

Në artikull media greke ka përshkruar ngjarjen e rëndë dhe ka publikuar momente nga vrasja e 50-vjeçarit.

“Nga veprimet proceduriale të ndërmarra për ngjarjen kanë dalë prova të padiskutueshme që i përkasin autorëve të vrasjes. Lidhur me veturat e përdorura për kryerjen e krimit nga autorët, është dokumentuar se ato janë përdorur nga të dyshuarit për një periudhë kohore lidhur me ekzekutimin e vrasjes. Autoritetet policore shqiptare janë në kërkim të katër britanikëve dhe një portugez të cilët janë në arrati,” shkruan protothema.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit